
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me kongresistin amerikan Eliot Engel.
“Evokuam proceset e rënda por historike të cilat i kaluan qytetarët e vendi ynë dhe miqësinë e shkëlqyer në mes të vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Z. Engel vazhdon të jetë zë i fuqishëm në Kongres, mbështetës i paepur i çështjes së Kosovës në të gjitha agjendat dhe sfidat me të cilat përballet shteti ynë”, ka thënë Veseli.
“E falënderova mikun tonë të madh për këtë miqësi të sinqertë dhe të përhershme në mes të dyja vendeve dhe qytetarëve tanë. Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj Kongresmenit Engel dhe Lobit amerikan por edhe miqve tjerë gjithandej ShBA-së që me përkushtim dhe sukses prezantuan, mbrojtën dhe zhvilluan çështjen e Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook/Insajderi.com.