Veseli premton mbështetje për të gjithë fermerët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Veseli premton mbështetje për të gjithë fermerët

    Insajderi
    30 September 2019 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kadri Veseli ka vizituar sot fermën e deleve “Nisi”, pronë e Ibrahimit dhe Anitës – të dy me këtë punë e mbajnë familjen e tyre.

    “Duke ditur rëndësinë e madhe që kanë veprimtaritë biznesore blegtorale dhe bujqësore, si Kryeministër do ta zgjeroj dhe rris përkrahjen për të gjithë ata që kanë ferma në vendin tone”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, transmeton isajderi.

    “Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë deri në 80 për qind edhe interesin e kredive që i marrin për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”. Dhe, po ashtu, me investime kapitale, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë, duke lidhur kështu zonat e thella rurale me qendrat urbane për plasim më të lehtë të produkteve në tregje”.

    insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark