Kryetari i Kuvedit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka premtuar banorëve të Rugovës se do të ketë transparencë të plotë në procesin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Do të ketë transparencë. Rugovianët, si ne të Mitrovicës, si ata të Drenicës, si të Gjilanit, si të Podujevës, të gjithë e ndiejmë Kosovës njëjtë”, ka thënë Veseli.
Ai më tej ka shtuar se çdo vendim që merret në Kuvend, do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve.
“Duhet të jenë të sigurt së në këtë Kuvend të Republikës së Kosovës çdo vendim i cili do të merret, do të merret në interes të atdheut tonë dhe në interes të qytetarëve tanë”, ka thënë Velesi.