Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një platformë që sipas tij do të ishte bazë për udhëheqje më të mirë të Kosovës.
Në një konferencë për media, ai tha se këtë platformë do ta prezantojë para kolegëve të tij të partisë më 25 mars.
“Për një kohë shumë të gjatë, politikanët kanë dëgjuar njëri-tjetrin. Si kryetar i Kuvendit, unë e di se çfarë mendojnë pjesëtarët e tjerë të Kuvendit. E di se çfarë ata duan që qeveria të bëjë për ata. Por, nuk është fjala këtu për politikanët – fjala është për ju – qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
“Kjo është arsyeja pse ju mund të keni vënë re se unë kam bërë vizita gjithandej vendit javët e fundit”
Ai ka njoftuar se ka filluar një “turne” për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve “dhe të kuptoj se si qeveria mund të punojë më mirë për ju”.