Veseli sot në Britani – takohet edhe me disa investitorë potencial - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli sot në Britani – takohet edhe me disa investitorë potencial

    Insajderi
    07 June 2016 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar sot një vizitë zyrtare në Britani të Madhe.

    Ai do të pritet nga kryetarja e Dhomës së Lordëve, Baronesha D’Souza dhe kryetari  i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercoë.

    Në kuadër të kësaj vizite ai do të takohet edhe me disa investitorë potencial nga Britania e Madhe, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.

    Përveç këtyre dy takimeve ai do të takohet edhe me Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe dhe me Grupin parlamentar britanik në Këshillin e Evropës, si dhe do të marrë pjesë në lansimin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark