Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Austri, ku po zhvillon takime me figura të rëndësishme të këtij vendi.
Në Vjenë, Veseli është takuar edhe me ish-zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka njoftuar kreu i Kuvendit.
Me Rohanin, Veseli ka treguar të ketë biseduar për të arriturat e Kosovës dhe sfidat që e presin atë.
“Gjithnjë kënaqësi të takosh miqtë e Kosovës të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për pavarësinë e saj. Së bashku me ministrin Hoxhaj, në mbrëmje takuam në Vjenë ish zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës, Albert Rohan, me të cilin bashkëbiseduam për të arriturat e shtetit tonë dhe sfidat që na presin.
Si elitë politike e Kosovës e kemi obligim t’i nderojmë dhe mos t’i harrojmë miqtë”, ka shkruar Veseli në Facebook.