Gjatë vizitës që po bënë në Gjermani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me Nobert Lammer, president i Bundestagut.
Këtë takim ai e ka zhvilluar gjatë konferencës kundër antisemitizmit që po zhvillohet në Berlin.
Kryetari Veseli falenderoj homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës, njofton RTK.
Nga ana e tij presidenti i Bundestagut duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformës legjislative në Kosovë./Insajderi.com