
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se ka pritur me keqardhje rezultatin e referendumit në Britani të Madhe.
Por, sipas tij, largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk do të ndalë rrugën e Kosovës drejt integrimit në Evropë.
“Pavarësisht rezultatit të referendumit britanik, dy gjëra mbesin të pandryshueshme për Republikën e Kosovës: bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Britaninë e Madhe dhe rruga e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian,” ka thënë Veseli.
Sipas tij, përkundër largimit të Britanisë nga blloku evropian, “ne besojmë se ka diçka që i bënë të pandashëm Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Kosovën: demokracia liberale, të drejtat dhe liritë e njeriut, vlerat e shoqërisë së hapur dhe ekonomia e tregut të lirë, mes shumë vlerave të tjera”./Insajderi.com