
Në një video ku kërkon përkrahjen e anëtarëve të PDK-së për tu bërë kryetar i Kosovës, kandidati për këtë post, Kadri Veseli ka thënë se partia që ai mëton të jetë kryetar është një parti që si bazë e ka patriozimin dhe liberalizmin.
“PDK është shndërruar në një institucion të patriotizmit, dhe do të vazhdojë të ngelët e tillë:, ka thënë fillimisht Veseli.
Më pas ai ka thënë se PDK si qëllim ka demokracinë liberale.
“Partia jonë, jo më kot e ka emrin parti demokratike sepse konsolidimin e demokracisë liberale në Kosovë e ka qëllim kryesor”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, anëtarët e kësaj partie edukohen me atdhedashuri, dhe me bindjen se interesat e atdheut duhet të vihen më të gjitha.