Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që ndalen përplasjet ndërmjet Rexhep Selimit, Gani Gecit e Ramiz Lladrovcit, dhe t’i lihet historisë që të gjykojë luftën e UÇK-së.
“Pjesëmarrjen në lufte e kemi pasur obligim ndaj atdheut dhe lirisë së tij. Sot nuk është mirë ta gjykojmë njëri -tjetrin. Ta lëmë të na gjykoj historia” ka thënë Veseli.
Për disa ditë me radhë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, kanë shkëmbyer akuza të rënda sa i përket pjesëmarrjes së tyre në luftë.
Gjithçka nisi kur Rexhep Selimi kishte thënë se familja e Adem Jasharit nuk e do Hashim Thaçin për president të vendit, e që kishte nxitur reagimin e Lladrovcit nga Tirana.
Ai e ka quajtur Selimin si tradhtar të Adem Jasharti dhe pretendon të ketë një incizim që e dëshmon këtë.
Përplasjes në mes tyre i’u është bashkuar më vonë edhe Gani Geci, i cili ka konfirmuar se Jashari ka pasur incizime porse ato janë duke u mbajtur nga Rifat Jashari./Insajderi