Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Përmes një komunikate për media të dërguar nga EULEX-i, thuhet se Papadopoulou e vlerësoi bashkëpunimin e mirë që e kishte pasur EULEX-i me z. Veseli dhe e falënderoi atë për përkrahjen e tij në veçanti lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.
Ajo e përsëriti se institucionet e Kosovës duhet të inkurajohen që ta shfrytëzojnë ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga EULEX-i për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës, thuhet në komunikatë.
“EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në kuadër të sundimit të ligjit përgjatë rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit evropian, veçanërisht sa i takon ndërtimit të një gjyqësori shumë-etnik dhe të pavarur” tha Papadopoulou./Insajderi.com