Veseli udhëtoi për në Berlin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli udhëtoi për në Berlin

    Insajderi
    12 March 2016 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare për luftimin e antisemitizmit.

    Konferencë e organizuar nga Bundestagu gjerman, që  do të mbahet në Berlin, nga data 13 deri 15 Mars 2016.

    Me këtë rast, kryetari Veseli, do të ketë takime me autoritetet drejtuese të Bundestagut si dhe me homologë të tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë.

    Në njërën nga sesionet e Konferencës ndërkombëtare kushtuar antisemitizmit, kryetari Veseli merr pjesë si diskutues dhe do të flasë rreth tolerancës në Republikën e Kosovës, njofton Zyra për nformim e Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark