Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar popullin e Zvicrës për Ditën e Pavarësisë.
Ai ka thënë se Zvicra duhet të jetë model se si një shtet zhvillohet përmes punës.
“Uroj popullin mik zviceran në Ditën e pavarësisë. Zvicra duhet të jetë model se si një shtet mund të zhvillohet përmes punës”, ka uruar Veseli në facebook.
“Mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe zhvillimit të Kosovës”, ka shkruar më tej Veseli./Insajderi.com