Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.
“Sa herë kujtojmë 4 Korrikun e vitit 1776, Ditëlindjen e kombit amerikan, njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë vlerat që mishëron ky komb, demokracinë liberale, sundimin e ligjit, sovranitetin e popullit, liritë dhe të drejtat e njeriut. Janë pikërisht këto vlera, falë të të cilave bota është më paqësore, më e drejtë dhe më e lirë. Janë po këto vlera që mundësuan lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë – Kosovës”, ka shkruar Veseli në facebook.
Stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane dhe të gjithë qytetarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë, urime të përzemërta në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës për ditën e tyre kombëtare. Gëzuar!”, ka shkruar më tej ai.