Veseli i uron suksese Kelmendit me planin e tij për zhvillim ekonomik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli i uron suksese Kelmendit me planin e tij për zhvillim ekonomik

    Insajderi
    29 April 2016 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar një status nëpërmjet të cilit i ka uruar suksese biznesmenit Ramiz Kelmendi, pas dorëheqjes së tij nga PDK-ja.

    “E falënderoj për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe i dëshiroj punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme”, ka shkruar Veseli.

    Kelmendi i cili ka thënë se dorëheqja e tij vjen pasi plani i tij për zhvillim ekonomik nuk ka gjetur hapësirë dhe përkrahje në PDK, nuk është komentuar nga Veseli.

    Në vend të kësaj, Veseli ka shkruar se bashkëpunimi i PDK-së me Kelmendin mund të vazhdoj edhe duke mos qenë së bashku në një parti.

    “Pa dyshim, bashkëpunimi ynë parimor për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka shkruar Veseli.

    Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës në të cilën kishte kaluar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12 maj 2014.

    Me ambicie për tu bërë zëvendëskryeministër i Qeverisë së koalicionit PDK-LDK apo siç parapëlqente ta quante veten “zëvendës kryeministër për zhvillim ekonomik”.

    Kelmendi nuk u ul asnjëherë në postet e dëshiruara. 

    Kërcënime se do ta lente PDK-së, Kelemendi ka dhënë javëve të fundit në disa intervista.

    Së fundmi herë, para një jave, Ramiz Kelmendi kishte thënë se e do postin e zëvendëskryeministrit në mënyrë që të që do ta përmirësonte Isa Mustafën në politikat ekonomike. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark