Kryetari i PDK-së ka thënë se skuadra e Trepçës është skuadra e “zemrës së tij”.
“Klubin mitrovicas KF Trepça e kam pasur gjithmonë skuadrën time të zemrës dhe nuk ka se si mos të shpreh gëzimin dhe t’i përgëzoj lojtarët për marrjen e titullit të kampionit në Ligën e Parë dhe rikthimin në Superligë të shtunën”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ai tha se me këtë rikthim në elitën e futbollit kosovar, Trepca ka arsye më të shumta për të shkëlqyer në fushën e blertë.
“I dëshiroj Trepçës sa më shumë sukses për sezonin e ardhshëm të Superligës. Tanimë që na është hapur dera për të luajtur në UEFA dhe FIFA, çdo futbollist i Kosovës ka të gjitha arsyet për të dhënë maksimumin e për të shkëlqyer në fushën e gjelbër”, tha Veseli.
Trepça e ka siguruar para dy jave kalimin në Superligë, por sot ajo është duke e zhvilluar momentalisht ndeshjen e fundit kampionate ndaj Ferizajt dhe do të festojë titullin në këtë ligë të Kosovës. /Insajderi.com