Frederik Veseli, mbrojtësi që u bë temë diskutimesh pasi u ftua në mënyrë të papritur për pjesëmarrjen në Europian, ka folur sot për herë të parë që pas publikimit të listës së 23 emrave.
Në konferencën për shtyp nga qendra stërvitore e ekipit kombëtar, Veseli tha se është shqiptar i lindur edhe pse është rritur në Zvicër.
“Me Zvicrën kam shumë emocione se është shteti ku kam lindur dhe do të takohem me disa lojtarë me të cilët kam luajtur bashkë. Por unë jam lindur shqiptar, kam qenë shqiptar dhe do të vdes shqiptar. Do të luaj për Shqipërinë si shqiptar, jo si zviceran”, tha Veseli.
Veseli po ashtu tha se nuk është shpërqendruar nga fjalët pas largimit të katër futbollistëve të tjerë nga kombëtarja, në të cilën jo pak u përmend edhe emri i tij.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt tha se konkurrenca në kombëtare është pozitive për të. /Insajderi.com