Veshin rroba civile për t’u përzier me popullsinë lokale, Izraeli publikon pamje të operacionit në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Veshin rroba civile për t’u përzier me popullsinë lokale, Izraeli publikon pamje të operacionit në Gaza

    Insajderi
    19 November 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manuel Fabian, korrespondent i luftës për The Times of Israel, publikoi një video që tregon veprimin e njësisë elitare izraelite “Duvdevan” (Qershi) në Rripin e Gazës.

    Kjo është një nga njësitë të ushtrisë izraelite që janë të trajnuar për t’u asimiluar me arabët, dhe nuk zbulohen gjatë kryerjes së misioneve në territoret palestineze.

    “Qershitë” janë të ngarkuara posaçërisht me operacionet në zonat urbane, gjatë të cilave zakonisht veshin rroba civile për t’u përzier me popullsinë lokale. Këtë herë, megjithatë, ata ishin në veshje të plotë luftarake.

    Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Fabian thekson se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të operacionit të kësaj njësie elitare në Rripin e Gazës.

    Thuhet se “Qershitë” bastisën disa lokacione të përdorura nga Hamasi, dhe gjatë procesit vranë operativë të organizatës ekstremiste palestineze, transmeton Telegrafi.

    IDF njoftoi se anëtarët e “Duvdevan” gjetën armë dhe pajisje ushtarake të Hamasit gjatë bastisjes në një shkollë të mesme në Gaza.

    “Trupat bastisën gjithashtu shtëpinë e komandantit lokal të Hamasit, ku gjetën armë dhe broshura udhëzuese të Hamasit”, tha IDF. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark