Të veshur në të bardha me balona të bardhë, demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet “fëmijët e adoptuar meritojnë një baba dhe një nënë”.
Në anën tjetër të kordonit policor, ishin mbledhur një pjesë e vogël e çifteve të të njëjtit seks.
“Ata janë pjesa më e madhe, por kjo nuk është arsye për të mohuar të drejtat e pakicave. Kjo do të çojë në fundamentalizëm”, tha një aktivist gej mësues i shkollës.
Presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto ka propozuar në maj të bëhet legalizimi i martesave të homoseksualëve në vend.