"Vështirë të menaxhohet ky zjarr nga toka" Zjarrfikësi nga Prevalla kërkoi ndihmë nga ajri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vështirë të menaxhohet ky zjarr nga toka” Zjarrfikësi nga Prevalla kërkoi ndihmë nga ajri

    Insajderi
    13 August 2024 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarrfikësi Flamur Hoti ka thënë se kanë nevojë për t’iu ofruar ndihmë nga ajri për fikjen e zjarrit që ka shpërthyer nga e diela në malet e Prevallës.

    Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kërkesa kanë bërë ndaj KFOR-it për këtë çështje që t’u ofrohet ndihmë për fikje të zjarrit nga ajri, por deri tani tha se nuk patën ndonjë mjet që mundëson fikjen nga ajri.

    “Është pozita shumë e keqe gjeografike, është shumë vështirë të menaxhohet ky zjarr nga toka, kemi bërë kërkesa nga MPB, kemi bërë kërkesë tek KFOR-i. Poashtu, ekspertë të FSK-së kanë ardhë dhe e kanë vërtetuar se ky zjarr nuk menaxhohet nga toka”.

    “Kemi edhe zjarrfikës të lënduar, po shpresojmë sot me një brez ndarës do të futet nën kontroll. Sa i përket, anës tokësore i kemi të gjitha, fatkeqësisht ne nuk posedojmë asnjë mjet që e fikim zjarrin nga ajri. Kemi pasë shpresa deri dje se do vijnë të na ndihmojnë ka qenë edhe KFOR në vendin e ngjarjes e kanë parë që ky zjarr nuk menaxhohet nga toka, por fatkeqësisht nuk kemi pasë mbështetje deri tani”, ka thënë Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark