Vështirësi në të ecur, Edonisa Miftarit nga Podujeva i duhen 17 mijë euro për operim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Vështirësi në të ecur, Edonisa Miftarit nga Podujeva i duhen 17 mijë euro për operim

    Insajderi
    16 November 2021 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është 11 vjeçe, Edonisa Miftari nga Podujeva vuan nga një sëmundje që e ka lënë të palëvizshme në anën e djathtë të trupit.

    Familja e saj shfrytëzoi të gjitha mundësitë financiare që kishin, por Edonisës tashmë po i duhet një shumë  e madhe që të bëj operimin në këmbët e saja.

    Babai i saj, Shefqet Miftari, tashmë ka vetëm një kërkesë nga gjithë bamirësit, Edonisës t’iu sigurohen 17 mijë euro që ajo të bëj hapat e parë.

    Edonisa tashmë vijon mësimin në klasën e 5-të në Podujevë, në shkollën për personat me aftësi të kufizuara.

    Vet babai i Edonisës vuan nga sëmundja e diabetit, siç thotë ai nganjëherë humb dhe vetëdijen.

    Të hollat që ata marrin për një muaj nuk janë të mjaftueshme për ta.

    Ndonëse e ka shumë të vështirë, Shefqet Miftari, kërkon ndihmën e qytetarëve.

    Për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Edonisën të drejtohen në këtë  numër të xhirollogarisë.

    NLB Banka 1709003412855574

    Numri kontaktues i telefonit:

    Shefqet Miftari – 044 414 320


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark