Stuhia e borës sot ka vështirësuar qarkullimin në rrugën Nish–Beograd, ndërsa besohet se një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë gjenden në atë rrugë, pasi janë duke u kthyer në perëndim pas festave të fundvitit që kaluan në Kosovë.
Si pasojë e kushteve të vështira në rrugë, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku janë përfshi mbi 30 vetura në afërsi të qytetit të Nishit.
Në këtë aksident, siç ka raportuar sot Top-channel, janë përfshirë edhe disa shqiptarë të Kosovës.
Ndërkaq siç raporton portali serb Hina, në këtë rrugë të bllokuar janë rreth 10,000 njerëz.
Xhandarmeria serbe në Nish, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ishte e përfshirë në operacionin për hapjen e rrugës, pas bllokimit nga automjetet e aksidentuara. /Insajderi.com