×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person dhe një tjetër lëndohet rëndë

    Insajderi
    04 August 2024 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” mëngjesin e së dielës.

    Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se vetura fillimisht ka goditur anësoren e më pas ka dalë jashtë rrugë.

    “Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në Autostraden “Arben Gjaferi” ne KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtine është shkaktuar nje aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, ka njoftuar Hoxha.

    Hoxha ka njoftuar se i vdekur në vend ka mbetur pasagjeri, teksa shoferi është në gjendje të rëndë ku po trajtohet në QKUK.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i viktimës është dërguar për obduskion në IML.

    Policia e Kosovës ka një thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion:

    Ne 24 orët e kaluar janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet dhe kjo është tepër shqetësuese pasi ne te dy rastet e raportuara kemi te bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kane humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale.

    Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e pare (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente.

    Andaj apelojmë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë.

    Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark