Vetaksident në Kaçanik, humb jetën një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident në Kaçanik, humb jetën një person

    Insajderi
    12 June 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në Kaçanik përgjatë së mërkurës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së enjtes, ku thuhet se vdekja e të ndjerit është konstatuar në vendngjarje, shkruan Insajderi.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Kaqanik / 11.06.2025 – 14:15. Ka ndodhur vet-aksident trafiku, ku ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarjes, ndërsa trupi i pa jete me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Policia tutje ka bërë të ditur se rasti po hetohet. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark