Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i veturës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i veturës

    Insajderi
    22 August 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë. Si pasojë e këtij vetaksidenti, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark