Vetaksident në Prishtinë - lëndohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident në Prishtinë – lëndohen dy persona

    Insajderi
    26 September 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Bajram Bahtiri”.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark