Vetaksidentohet një veturë në qendër të Prizrenit. Si pasojë shoferi i veturës ka mbetur i lënduar.
Ai është përplasur me anësoret dhe më pas me një pemë.
zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka dhënë detaje për Insajderin.
Ai ka treguar se personi është duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Bëhet fjalë për vetaksident në qendër të Prizrenit, një person ka humbur kontrollin gjatë vozitjes së veturës dhe ka përfunduar duke goditur anësorësit, mbrojtësit e betoni dhe më pas ka goditur edhe një pemë”, ka thënë ai.