Vetaksident në Shkabaj, përfundon i lënduar shoferi i kamionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident në Shkabaj, përfundon i lënduar shoferi i kamionit

    Insajderi
    26 September 2024 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mëngjes një vetaksident trafiku ka ndodhur në Shkabaj.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.

    “Rreth orës 08:30,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në daljen e autostradës në fshatin Shkabaj. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një kamion dhe për pasojë vozitësi i kamionit është lënduar dhe ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti. Rreth orës 15:30,  rruga është liruar plotësisht për qarkullim”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark