“Vetaksident”- Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti një i vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetaksident”- Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti një i vdekur

    Insajderi
    02 February 2025 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Qungur të Pejës.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.

    “Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti  shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës”, ka bërë të ditur Rugova.

    Rasti po hetohet nga trafiku rajonal i Pejës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark