Vetaksidenti me fatalitet në Pejë, dyshohet se shkak ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksidenti me fatalitet në Pejë, dyshohet se shkak ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës

    Insajderi
    22 August 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë humbi jetën një person.

    Sipas njoftimit të policisë, thuhet se deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nga Vitomirica nё drejtim tё Pejёs dhe me tё arritur ne rrugёn “Konferenca e Bujanit”, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe godet njё shtyllё elektrike tё ndriqimit rrugor.

    “Si pasojё e kёtij vetaksidenti ngasёsi i veturёs ka pёsuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.

    “Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark