
Një automjet i misionit të KFOR-it është përfshirë në një vetaksident të ndodhur sot rreth orës 14:10 në dalje të fshatit Astrazup, në rrugën që lidh Malishevën me Rahovecin.
Sipas informacioneve zyrtare, shoferi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar aksidentin. Fatmirësisht, në këtë ngjarje nuk është raportuar për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjet.
“Rreth orës 14:10 në dalje të fshatit Astrazup, në Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec), shoferi i një automjeti të KFOR-it ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar. Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor,” ka konfirmuar zyrtari për informim.