Vetë Chollet shkon në Bruksel, takohet me Lajçakun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetë Chollet shkon në Bruksel, takohet me Lajçakun

    Insajderi
    04 April 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në takimit të parë të nivelit të kryenegociatorëve që nga arritja e Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel udhëtoi edhe vetë Këshilltari i Lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili zhvilloi bisedime me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

    Chollet njoftoi se Lajçakut ia përçoi mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara për procesin e dialogut dhe procesin integrues të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    “Pata kënaqësinë të bisedojë me Përfaqësuesin Special të BE’së, Miroslav Lajçak, rreth mbështetjes sonë të madhe për dialogun e udhëhequr nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe ndava përkushtimin tonë për mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimin në BE”, shkroi Chollet në Twitter.

    Lajçak sot ka pritur krynegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin, ku temë kryesore ishte Marrëveshja Bazë, por edhe “çështjet urgjente aktuale”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark