Vetëvendosje e sheh si normale tubimin me nxënës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e sheh si normale tubimin me nxënës

    Insajderi
    24 March 2016 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, e sheh normale takimin e djeshëm të Vetëvendosjes më nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë.

    Madje sipas tij, takime të tilla shërbejnë për vetëdijesimin e nxënësve, gjë që po i pengon pushtetit aktual të Kosovës.

    “Ata nuk ndjehen mirë kur nxënësve të shkollave të mesme u tregojmë se çfarë e ardhme e zymtë po u përgatitet nga ky koalicion qeverisës”, tha Krasniqi.

    “Takimi i djeshëm i Vetëvendosjes, është bërë me nxënës të shkollave të mesme, mbi 16 vjeçarë, pas orarit të mësimit. Tash, a po i synojmë ne vlerat Evropiane apo jo?! Ata kanë të drejtë ta dinë se çka po ndodh në vendin tonë dhe çfarë e ardhme po u përgatitet. Kjo është normale gjithandej nëpër Evropë”, shkruan Krasniqi, në Facebook.

    Në lidhje me këto takim ka reaguar këshilli i Prindërve të Kosovës, sipas të cilëve janë shqetësuar me tendencat e partive politike për politizimin e shkollave dhe përdorimin e nxënësve dhe fëmijëve për aktivitete politike./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark