Kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është acaruar nga pyetjet e një gazetari, kur është pyetur për vonesën e ekzekutimit të buxhetit për Universitetin e Tetovës.
Saktësisht, gazetari e ka pyetur pse s’janë ekzekutuar ende paratë e ndara për laboratorin e ri të Universitetit të Tetovës në vlerë prej katër milionë eurosh, shkruan Gazeta Insajderi.
“A nuk është diskriminim për Universitetin e Tetovës që MASHT ka ndarë në këto tre vite katër milionë euro për laboratorët në Universitetin e Tetovës. Projekti ka filluar në… tashmë po jetësohet…”, pyet gazetari i mediumit ‘Nistori’.
Këtë, Xhaferi me nervozë e ka quajtur konstatim.
“Tash vetë konstaton çka është dhe më pyet… Çka të them për konstatimin që e bëre. Tash ti vetë konstaton, çka të flasë përveç konstatimit që ti bën, çka mbetet këtu?”, deklaron ai, përpara se t’ia japë fjalën ministrit të Arsimit, Agim Nuhiut. /Insajderi.org/