Vetëdorëzohet në polici një i dyshuar për plagosjen e tre personave në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëdorëzohet në polici një i dyshuar për plagosjen e tre personave në Prishtinë

    Insajderi
    29 March 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i dyshuar për rastin e therjes me thikë të tre personave të ndodhur në Prishtinë më 19 mars, është dorëzuar dje në polici.

    Sipas policisë, në ditën kritike në atë ngjarje ishte shtënë edhe me armë zjarri.

    “Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
    Njoftimi i plotë i policisë:

    Rr. Kika, Prishtinë, 19.03.2022 – 04:00. Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark