
Vetëm 12 ekzemplarë të Bentley Mulsanne Grand Limousine janë ndërtuar ndonjëherë, dhe një prej tyre është në shitje në Abu Dhabi.
Ky model ultra-luksoz, i ndërtuar nga divizioni Mulliner i Bentley, është më i gjatë se versioni standard me një metër dhe ka çati të ngritur për më shumë hapësirë e komoditet.
Brenda, kabina është e ndarë dhe ofron katër ulëse të klasit të parë, të vendosura përballë njëra-tjetrës, me detaje të sofistikuara si frigoriferë, tryeza dhe orendi druri luksoze.
closevolume_off
Me motorin 6.75 litra V8 dhe vetëm 7,136 km të përshkruara, makina është ende nën garanci deri në vitin 2027.
Çmimi pritet të kalojë 600 mijë dollarë – një çmim i lartë, por i justifikuar për një limuzinë mbretërore kaq të rrallë.