×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vetëm 8 njerëz posedojnë shumicën e pasurisë së botës

    Insajderi
    16 January 2017 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlerësimet e reja tregojnë se vetëm tetë persona posedojnë pasuri aq sa edhe gjysma e popullsisë së varfër të botës.

    Derisa prej rritjes ekonomike përfitojnë vetëm më të pasurit, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht të varfrit, vuajnë, thuhet në raportin e Oxfam – një konfederatë ndërkombëtare e organizatave që merren me zhdukjen e varfërisë globale.

    “Vetë mënyra se si janë ndërtuar ekonomitë tona dhe parimet e këtyre ekonomive na kanë çuar në këtë pikë ekstreme, të paqëndrueshme dhe të padrejtë”.

    “Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit”, thuhet në raport.

    Sipas të njëjtit, për një ekonomi më humane duhen qeveri më përgjegjëse dhe më vizionare, që punojnë në interesin e punëtorëve dhe prodhuesve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark