Vetëm brenda dy muajve Ministria e Nagavcit nënshkruan 11 kontrata të negociuara, kërkohet që Prokuroria të hetojë këto dyshime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm brenda dy muajve Ministria e Nagavcit nënshkruan 11 kontrata të negociuara, kërkohet që Prokuroria të hetojë këto dyshime

    Insajderi
    31 October 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, e cila udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, kohëve të fundit e ka lëshuar dorën duke nënshkruar kontrata të negociuara, e që njihen si kontrata të dyshimta. Ministria Arsimit vetëm brenda dy muajve, shtator dhe tetor, ka lidhur 11 kontrata me negocim për punët shtesë të disa projekteve.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nën drejtimin e Arbërie Nagavcit, ka nënshkruar 11 anekseve të kontratave për punë shtesë në ndërtimin e çerdheve, në komuna të ndryshme.

    Për 20 tenderë, Ministrisë së Arsimit i ka kushtuar kosto e lartë, e cila ka arritur afro 9 milionë euro.

    Sipas e-Prokurimit, këto kontrata, 11 të negociuara dhe 8 me procedurë të hapur, janë për “Ndërtimin e objektit të çerdheve në lagje, e komuna të ndryshme të Kosovës.

    Këto janë disa prej tyre:

    Pastaj janë edhe kontrata tjera të hapura, poashtu për ndërtimin e çerdheve në komunat e Kosovës. Kontrata këto që kapin shifra mbi 1 milion euro.

    Reth kësaj ka reaguar edhe Kryetari i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, Artan Nimani. Ai kërkuar hetim nga prokuroria.

    “Kërkojmë hetim të plotë nga prokuroria për këto afera të dyshimta, me qëllim që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të mbrohet interesi publik.

    Kjo situatë kërkon llogaridhënie të plotë dhe transparencë nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces. Është thelbësore të analizohet se si u miratuan projektet fillestare dhe nëse janë bërë vlerësime të mjaftueshme të rrezikut dhe kostove gjatë planifikimit fillestar. Për më tepër, mbetet për t’u shqyrtuar edhe procedura e përzgjedhjes së kompanisë që realizoi projektimin e çerdheve, me qëllim që të kuptohet nëse ka pasur ndonjë parregullsi apo neglizhencë që ka çuar në këtë situatë.

    Rasti në fjalë përforcon nevojën për një mekanizëm të fuqishëm monitorimi të kontratave dhe aneks-kushtëzimeve që vendosen nga institucionet shtetërore, në mënyrë që të parandalohet ndonjë rast i ngjashëm në të ardhmen. Shtimi i kërkesës për mbikëqyrje të pavarur dhe rishikimi i politikave të prokurimit publik janë të domosdoshme për të garantuar përdorimin e drejtë të fondeve publike dhe për të mbrojtur interesin publik në çdo projekt të ngjashëm që mund të zhvillohet në të ardhmen“, ka shkruar ai ndër të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark