×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetëm e kam kafshuar”- arsyetimi i babait shqiptar që dyshohet se përdhunoi vajzën e tij 6 vjeçare

    Insajderi
    02 November 2021 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna e vajzës 6-vjeçare e cila po lufton për jetën në Spitalin e Traumës, për shkak të dhunës së ushtruar nga babai i saj, ka folur dhe ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që ka drithëruar opinionin publik.

    E mitura mësohet se ka dëmtime dhe të nxira në organet gjenitale. Policia njoftoi të shtunën se babai i të miturës, R.K. është arrestuar. Përveç dhunës makabre, dyshohet që ai mund të ketë abuzuar seksualisht me vajzën, ndaj për këtë është kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore.

    “Janë të pavërteta, abuzimet që bëjnë mediat. Ai e ka torturuar, por për atë pjesë do t’ia lej ekspertëve. Pa dalë ekspertiza nuk është e drejtë të aludohet me këtë pjesë. Unë kam qenë në punë më kanë marrë në telefon i ati më ka thënë që fëmijë është i sëmurë, është helmuar, kam ardh në shpi, e kam marrë në urgjencë, ka pasur gjakderdhje në trup.

    Video:

    Para 6 viteve po ishte i dhunshëm, nuk më ka dhënë asnjë shenjë dyshimi. Më ka thënë që vetëm e kam kafshuar”, – tha gruaja në emisionin “Shqipëria Live” në TCH.

    Sipas gruas, ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë. Denoncimi i autorit është bërë nga Spitali Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë dhe jo nga bashkëshortja.

    “Nuk e kam kërkuar lirimin e tij. Nuk e kam denoncuar, e ka bërë spitali i pediatrisë tek Nënë Tereza. Kam pas përballje, më ka thënë se e ka rrahur me fishën e karikuesit. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje.

    Vajza është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, kushdo që e ka shit këtë lajm që kam dashur të abuzojë me fëmijën tim do japin llogari një më një. Ishim 6 vite të ndarë. Kam 1 muaj e gjysmë që jemi bashkë. Ai i ka thënë që nëse do t’i tregosh mamit do të çoj në spital. Ai punonte në lavash”, – tha gruaja.

    Nga ajo që është shkruar në dosjen hetimore nëna u ka thënë policëve se e kishte parë bashkëshortin që të kafshonte vajzën në një rast, por kishte menduar se e bënte nga malli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark