Vetëm katër deputetë morën pjesë në të gjitha seancat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm katër deputetë morën pjesë në të gjitha seancat

    Insajderi
    27 May 2016 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Demokratik i Kosovës ka njoftuar të premten se janë vetëm katër deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë qene pjesëmarrës në të gjitha seancat e kuvendit.

    Deputetët Ali Sadriu dhe Synavere Rysha nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fadil Beka e Mexhide Mjaku nga Partia Demokratike e Kosovës janë deputetët e vetëm që nuk munguan.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar më herët deputetët që sipas tij nuk janë të përgjegjshëm në kryerjen e detyrave të tyre.  Ai kishte thënë se ka deputetë të cilët vetëm vijnë për t’u nënshkruar që kanë marrë pjesë në kuvend dhe pastaj lirojnë sallën.  Këtë e bëjnë sipas tij vetëm për të marrë honorarin./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark