Zyrtarët policorë nuk e ka kursyer dorë për qytetarët e Ferizajit.
Kjo pasi që gjatë muajit nëntor-2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5063 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 47 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Përmes një komunikate për media, ky institucion ka bërë të ditur se gjatë muajit nëntor-2023 janë shqiptuar 4811 gjoba për kundërvajtje, apo një rritje për + 5.2 % më shumë në këtë vit.
Më tutje thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.