
LDK nga Zvicra e ka quajtur arrogante sjelljen e sotme të partisë dhe kryetarit të saj ndaj kryetares së degës në Gjermani, Donikë Gërvalla.
“LDK në Zvicër e dënon këtë sjellje arrogante dhe të dhunshme të Kryetarit dhe Kryesisë së LDK-së në Prishtinë, të cilët sot kanë ushtruar kundër Kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani zonjës Donikë Gërvalla, duke ia mohuar asaj të drejtën e pjesëmarrjes në KP të LDK-së”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas kësaj dege, Donikë Gërvalla është Kryetare Legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani, e cila me mandat të plotfuqishëm e përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani dhe e gëzon të drejtën për të marrë pjesë në mbledhjen e KP të LDK-së. /Insajderi.com