Halil Rizaj është i vetmi shqiptar në listën prej disa qindra të graduarish në ushtrinë zvicerane. Në gradën e Lejtnantit Rizaj vjen nga Develier e Kantonin Jura, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, shifrat jozyrtare që qarkullojnë nëpër institutet dhe mediat zvicerane thonë se disa mijëra shqiptarë mund të jenë pjesë efektive e ushtrisë zvicerane.
Por, asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë rreth kësaj, sepse përgjigjja zyrtare e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj.