Ditën e djeshme, një kryebashkiak i një komuniteti në Meksikën jugore , i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u ekzekutua në një rrugë pranë Acapulco.
Salvador Villalba Flores, i cili ishte zgjedhur me partinë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, qendra e majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa.
Flores zakonisht shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare, sipas gazetës El Sur. Por ai ishte i pashoqëruar kur u vra, tha i njëjti burim.