Vetëm partia e Gruevskit dorëzon listën e deputetëve në Komisionin Zgjedhor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm partia e Gruevskit dorëzon listën e deputetëve në Komisionin Zgjedhor

    Insajderi
    12 May 2016 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në Maqedoni ka skaduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet  e 5 qershorit.

    Gjysmë orë para përmbylljes së afatit, vetëm partia e presidentit Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE ka dorëzuar listat e deputetëve për zgjedhje, raporton Alsat M.

    Tri partitë e tjera të mëdha, Lidhja Sociale Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare nuk kanë dorëzuar listat e deputetëve në Komisioni Zgjedhor.

    Rrjedhimisht, rezultati i zgjedhjeve vështirë të pranohet nga organizata ndërkombëtare, pas këtij bojkoti./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark