×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm pasi i bëhen publike ankesat, ministria e Elbert Krasniqit i paguan subvencionet për komunitetet pakicë

    Insajderi
    22 October 2024 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pesë ditë nga presioni publik që iu bë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kjo ministri që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi ka ekzekutuar subvencionet për renovimin e shtëpive për 103 familjet nga komuniteti pakicë.

    Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Veton Berisha, duke thënë se edhe 150 familje të tjera janë në pritje të ekzekutimit të subvencioneve, ani pse kanë nënshkruar tashmë kontratat, shkruan Insajderi.

    “MINISTËR Elbert dhe ju argat të tij PSE ju keni ndalu pagesën e më shumë se 150 familjeve të tjera me të cilat ju vet keni kontrat me ata!? Dy javë keni kohë me ju jep përgjigje këtyre familjeve përndryshe detyrohemi me ju PADIT dhe me e ushtru KALLXIM PENAL!”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Berisha paralajmëroi kallëzim penal në rast të mos-ekzekutimit të shumës së përfituar përbrenda dy javësh në një postim të para pesë ditëve.

    KËRKESË publike për Ministrin Elbert Krasniqin, deputetin Lala dhe këshilltarët e tij për kryerjen e PAGESËS prej 4000 euro për përfituesit e subvencionit për renovimin e shtëpive për familjet nga të gjitha komunat e Kosovës!

    Ministër Krasniqi dhe ju struktura të IRDK-SË mjaft me MASHTRIME e me DALLAVERE!

    Nuk është e ndershme me lujt me fatin e fukaras!

    Keni afat DY JAVË nga sot për kryerjen e pagesës nese nuk e bëni do të ngritet Kallxim Penal dhe Padi drejtuar juve dhe MAPL-SË që ju e drejtoni!”, ka shkruar ai, teksa bashkangjiste edhe kontratën që dëshmonte se të dëmtuarit kanë nënshkruar kontratë për subvencion. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark