“Vetëm struktura ushtarake mund t’i organizojë ato armë” - Dëshmia e policit Mirsad Kryeziu për sulmin terrorist në Banjskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetëm struktura ushtarake mund t’i organizojë ato armë” – Dëshmia e policit Mirsad Kryeziu për sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    11 June 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polici Mirsad Kryeziu ka deklaruar se armët që grupi terrorist në Banjskë i ka përdorur kundër Policisë së Kosovës mund të organizohen vetëm nga struktura ushtarake. Ai thekson se këtë e bazon në përvojën e tij të gjatë të luftës.

    “Armët që janë përdorur kanë qenë armë prej artilerisë së lehtë e deri tek më e rënda. Po e them se të gjitha armët që sulmohen dhe përdoren nga një organizim që këtë e them me plot besim, janë organizuar vetëm nga struktura ushtarake. Nga përvoja ime e punës dhe luftës i njoh të gjitha llojet e armëve, funksionin dhe përdorimin e tyre”, ka deklaruar Kryeziu.

    Ai theksoi gjithashtu se terroristët kanë qenë një grup i strukturuar dhe i dirigjuar drejtpërdrejt nga struktura ushtarake. Sipas tij, përgatitjet, mënyra e organizimit dhe zgjedhja e kohës së sulmit e dëshmojnë këtë.

    “Qëllimi i sulmuesve ishte, sipas meje, sepse nuk është që ka ndodhur hera e parë. Gjatë gjithë kohës sa qëndronim në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk ishim të dëshiruar nga po të njëjtit pjesëtar që janë të organizuar për gjëra të tilla. Mund të them lirisht që ka pasur edhe sulme të tjera që janë sulmuar patrullat e policisë, gjatë detyrave të tyre.”

    Kryeziu shton se zgjedhja e lokacionit dhe taktikat e përdorura dëshmojnë një përgatitje të nivelit ushtarak.

    “Pse është ky pozicion? Sepse ky grup ka qenë i strukturuar mirë dhe i dirigjuar mirë nga struktura ushtarake. Pozicioni i tyre ka qenë jashtëzakonisht i përshtatshëm për sulmim të policisë. Për këtë e kanë zgjedhur Banjskën dhe Manastirin, që kishte pelegrinë atë ditë, duke i përdorur edhe ata, duke u vendosur në pozita të mira dhe të favorshme. Është e qartë se ata ishin të strukturuar mirë, që nëse nuk kanë sukses, të mund të largohen. Njerëzit që nuk i njohin strukturat ushtarake, do të përdornin tjetër pozicion”, ka përfunduar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark