Rrugët që të çojnë në kafene tashmë janë të mbyllura, kjo për shkak të masave të reja të Qeverisë së Kosovës.
Nga sot ka hyrë në fuqi masat për mbylljen e gastronomisë vetëm me shërbimin “merr me vete”, e si duket kjo ka ndikuar shumë tek pronarët e bizneseve.
Ndonëse të pakënaqur me vendim, ata po shpresojnë që kjo të jetë hera e fundit kur ata e pësojnë për shkakun e dikujt tjetër.