Veteranët e Kroacisë vizitojnë Prekazin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët e Kroacisë vizitojnë Prekazin

    Insajderi
    06 March 2025 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Esat Cullaku, kryetari i Unionit të Shqiptarëve Veteranë të Kroacisë, ka vizituar sot Prekazin.

    Cullaku theksoi rëndësinë e kujtimit të heronjve dhe martirëve të luftës për çlirimin e Kosovës.

    Ai u shpreh se madhështia e një populli duket kur i kujton heronjtë e tij, dhe kjo duhet të ndodhë çdo ditë, në shkolla dhe libra.

    “Kjo vepër madhështore e familjes Jasharaj dhe UCK-së, kujtimet e tilla të cilat dhanë të gjithë anëtarët e vet për çlirimin e Kosovës, po më duhet se është zbehur, andaj kemi obligim moral dhe njerëzor që sa herë ta kujtojmë marsin dhe familjen Jashari dhe të gjitha ato familje që dhanë shumë për tokën e Kosovës, gjaku ynë i cili nuk do të harrohet kurrë. Madhështia e një populli është kur i kujton heronjtë e vet. Ne këtë duhet ta bëjmë jo vetëm ani, do ta bëjmë 365 ditë, në shkolla, në libra të jetë e preambula e Kushtetutës sonë në të ardhmen me shkronja të arta që çlirimi i Kosovës nuk ka ardhur rastësisht, nuk jemi shtet rasti”, ka thënë Cullaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark