Veteranët e UÇK-së protestojnë para Qeverisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët e UÇK-së protestojnë para Qeverisë

    Insajderi
    10 May 2017 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë  në Prishtinë.

    Duke mbajtur në dorë flamuj e kapela me logon e UÇK-së, ata thonë u janë shkelur të drejtat e tyre, pasi nuk kanë marrë asnjë pagesë apo përfitim për shkak të statusit të tyre të invalidit të luftës.

    Xhevdet Jashari, që thotë se ka marrë pjesë në luftën e vitit 1999 në kuadër të brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, akuzon institucionet për neglizhencë, duke thënë se nuk ka marrë asnjë pagesë për statusin e veteranit dhe invalidit të UÇK-së.

    “Gjithashtu jam student i Fakultetit Juridik dhe nuk kam asnjë përparësi”, tha Jashari në protestën e tij para Qeverisë.

    Kjo protestë po mbahet në një kohë kur Kuvendi është mbledhur për ta shqyrtuar mocionin kundër Qeverisë Mustafa të iniciuar nga NISMA për Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark